75 Mall Live Search
23:13 / E Premte, 01 Maj 2026 / H F

Kush do ta mbikëqyrë ndërtimin e Spitalit të Ferizajt? Kontrata gati 470 mijë euro (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një kontratë për menaxhimin dhe mbikëqyrjen profesionale të punimeve në projektin për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrata ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve profesionale për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e punëve në kuadër të projektit “Ndërtimi i objektit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim i projektit”. Ky projekt është pjesë e një kontrate të mëhershme të Ministrisë së Shëndetësisë, me vlerë prej 23,992,180.83 euro.

Marrëveshja kornizë për këtë kontratë është paraparë të zgjasë 36 muaj, ndërsa synohet përfundimi i të gjitha fazave të ndërtimit deri në funksionalizimin e plotë të spitalit.

Vlera e parashikuar e kontratës për mbikëqyrje ishte 472,000 euro, ndërsa kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “ALB – Architect SH.P.K.” në vlerë prej 469,500 euro.