75 Mall Live Search
23:29 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

UEFA pritet të jap dënim tejet të ashpër për dy skuadrat e njohura evropiane

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA pritet që të jap dënim shumë të lartë për dy skuadrat e njohura evropiane, Athletic Bilbao e Spartak Moska.

Ky dënim do të jipet pas dhunës që ndodhi të enjtën gjatë ndeshjes së Europa Leagues. Dhuna bëri që një polic të vdes ndërsa disa të tjerë janë të lënduar.

Bilbao do të dënohet rëndë për organizim joadekuat dhe masa të dobta të sigurisë, ndërsa Spartak Moska pritet të përjashtohet nga garat evropiane për 2 ose 3 vite.

UEFA ka thënë sot se është duke mbledhur fakte konkrete për këtë rast ndërsa ka paralajmëruar dënim të ashpër për të dy skuadrat./Indeksonline/

Temat: