75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 05 Maj 2026 / S Z

Ministrja Pacolli në Forumin Ndërkombëtar të Ujit në Stamboll, e mirëpritur në mesin e liderëve ndërkombëtarë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore  Pacolli po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Ujit në Stamboll, krah liderëve globalë.

Pacolli ka thënë se kjo është dëshmi e peshës së re diplomatike të Republikës së Kosovës në mbrojtjen e mjedisit.

“Për ne, ujërat nuk janë thjesht burim natyror, por aset i sigurisë kombëtare. Ky forum shërben si urë për të integruar ekspertizën dhe teknologjinë e vendeve më të zhvilluara në reformat tona radikale për mbrojtjen e lumenjve dhe ekosistemit. Zëri i Kosovës tashmë ka marrë vendin e merituar në forumet ku vendoset e ardhmja e mjedisit”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa ka falënderuar ministrin e Turqisë Ibrahim Yumaklı, për ftesën dhe vlerësimin e lartë ndaj shtetit tonë.