75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 06 Maj 2026 / KV

Zbulohen eshtra të dy personave të zhdukur gjatë luftës në Mitrovicë të Jugut

Në Mitrovicë të Jugut janë zbuluar eshtrat e të paktën dy personave që dyshohet se ishin zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gërmimet janë realizuar me urdhër të gjykatës, ndërsa dyshohet se mbetjet mortore u përkasin personave që figurojnë në listën kombëtare të të zhdukurve gjatë periudhës 1998-1999.

Policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së.