Carrick diskuton të ardhmen e tij: Do të shohim se çfarë do të ndodhë
Michael Carrick pa dyshim shihet si shpëtimtari i Manchester Unitedit.
Që nga emërimi i tij, “djajtë e kuq” janë rikthyer në formën e tyre teksa kanë marrë fitore të madhe ndaj rivalëve si Manchester Unitedi, Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli.
Ata madje kanë siguruar një vend dhe në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Ende nuk ka ndonjë vendim se a do të vazhdojë Carrick të jetë trajner, pasi që ai u emërua në kohë të përkohshme.
“Jam i qetë për këtë, do të zgjidhet kur të jetë e mundur. Është jashtë kontrollit tim, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Carrick.
Unitedi, aktualisht në Premierligë është në vend të 3-të me 64 pikë./IndeksOnline/

