75 Mall Live Search
09:14 / E Diele, 10 Maj 2026 / L A

Jo vetëm “El Clasico”, sot zhvillohet edhe derbi “Old Firm” mes Celtic dhe Rangers

E diela e 10 majit është dita e derbive më të njohur në botë.

Përveç “El Clasicos” mes Barcelonës dhe Real Madridit, sot do të luhet edhe derbi mes Celticut dhe Rangersit e njohur si “Old Firm”.

Në njërën nga këto skuadra luan dhe ylli i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami por që nuk po ka minuta për Rangersin.

Në historikun e këtij derbi, është Rangers ajo që ka më së shumti fitore me 172 të tilla, Celticu me 171 dhe në 108 raste është mbyllur barazim.

Kujtojmë se kjo ndeshje luhet në orën 13:00./IndeksOnline/