75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 11 Maj 2026 / G T

Ndërron jetë tragjikisht drejtori i Bujqësisë në Deçan

Ka ndërruar jetë papritmas dhe në moshë të hershme Rifat Stojkaj, drejtor i Bujqësië në Deçan. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Stojkaj humbi jetën tragjikisht në një aksident me veturë. “Na pikëlloi shumë lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut tonë, Rifat Stojkaj.

Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës. Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite.

Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë.

U prehtë në paqe”, shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/