75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 12 Maj 2026 / Z S

Policia ndalon shtetasin serb, në veturë kishte materiale me mbishkrime nxitëse

Në pikën kufitare në Mendare gjatë ditës së djeshme raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës.

Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë.