Trump publikon hartën që tregon Venezuelën si pjesë të Shteteve të Bashkuara
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, publikoi në rrjetin e tij social Truth Social një përmbajtje vizuale në formën e një harte që tregon Venezuelën si pjesë të Shteteve të Bashkuara, me mbishkrimin “Shteti i 51-të”.
Imazhi i publikuar tregon territorin e Venezuelës të mbushur me ngjyrat e flamurit amerikan.
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delsey Rodríguez, tha dy ditë më parë se vendi i saj nuk planifikon të bëhet vendi i 51-të në Shtetet e Bashkuara, pas informacionit se presidenti i SHBA-së Donald Trump po shqyrton një hap të tillë


