Kjo është fjalia e vetme që pengonte ratifikimin e demarkacionit (Foto)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar ndryshimin që ka pësuar marrëveshja e nënshkruar mes dy kryeministrave për demarkacionin me Malin e Zi.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ishte fjala “orientim” ajo që ka ndryshuar e që pengonte mosvotimin e marrëveshjes, shkruan Indeksonline.
“Me marrëveshjen e re konsensuale, ndryshimi që ka pësuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror është shtesa ‘si orientim’ e shënuar me të kuqe, me kërkesë të LDK-së. Kjo fjalë ishte ajo që pengonte ratifikimin e marrëveshjes”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/