Arsenali bën punën e vet ndaj Burnleyt, fati i titullit vendoset nesër
Arsenali ka fituar ndeshjen e tyre të parafundit në Premierligë këtë sezon.
Ata mposhtën Burnleyn në “Emirates”, me rezultat minimal 1-0 pas golit të Kai Havertzit.
Fati i tyret vendoset nesër, në rast të humbjes apo një barazimi të Manchester Cityt ndaj Bournemouthit, ku do t’i siguronte titullin pas 22 vitesh.
Arsenali, mbetet në krye të tabelës në Premierligë me 82 pikë./IndeksOnline/

