Chelsea mban gjallë shpresat për Europa League, Tottenham nën ”ethe” të mbijetesës
Java e fundit do të jetë e zjarrtë në Premierligën angleze.
Chelsea ka mposhtur sonte Tottenhamin me rezultat 2-1, duke e bërë fundjavën edhe më dramatike, shkruan IndeksOnline.
Enzo Fernandez dhe Andrey Santos shënuan golat për ”Blutë” derisa Richarlison ishte golashenues për ”Gjelat”.
Arsenali u shpall kampion i Anglisë, pas barazimit 1-1 nme Bournemouthin, derisa në javën e fundit do të përcaktohen skuadrat që kualifikohen në garat evropiane dhe për mbijetesë.
Liverpuli i mjafton një pikë në ndeshjen ndaj Brentfordit për të siguruar kualifikimin në Champions League, pasi ka tre pikë më shumë se Bournemouth.
Chelsea do të mësoj fatin përfundimtar nës do të jetë në Europa League apo Conference League, pasi skuadra londineze renditet e teta në tabelë me 52 pikë, një më pak se Brightoni dhe pikë të barabarta me Brentfordin.
Në ndeshjet e fundit, Chelsea luan si mysafire e Sunderland, Brighton do të jetë nikoqire e Manchester United, derisa Brentford luan kundër Liverpulit.
E vëmendje e madhe do të jetë për mbijetesë, ku Totteham renditet në vendin e 17-të, me 38 pikë, dy më shumë se West Ham, me njërën prej tyre që do të largohen nga elita e futbollit anglez.
Në ndeshjen e fundit, Tottenham do të jetë nikoqire e Evertonit, derisa West ham e pret skuadrën e Leeds.
Të gjitha ndeshjet e javës së 38-të zhvillohen ditën e diel, nga ora 17;00./IndeksOnline/

