75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / A

“Ma groposi djalin dhe ia dogji gjërat…”- Nëna e Bekim Varit flet për vrasjen makabre të birit, në Ferizaj

Nexhmije Vari, nëna e Bekim Varit, i cili u vra vitin e kaluar në një fshat të Ferizajt, ka rrëfyer për Indeksonline dhimbjen dhe momentet e fundit para se djali i saj të humbte jetën.

Ajo tha se më 22 janar, i dyshuari Leutrim Fejza kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe e kishte marrë Bekimin me vete.

“Me 22 janar, Leutrim Fejza ka ardhë ma ka marrë djalin te shtëpia. E ka qu në vilë, kanë bujtë dhe kanë qëndru aty atë natë. Të nesërmrn, kah ora 19:00 e akshamit, ma ka mbytë djalin”, deklaroi ajo për Indeksonline.

Sipas saj, pas krimit, i dyshuari kishte tentuar të fshihte gjurmët. “Ai e ka groposë, ia ka djegë çantën dhe krejt gjërat që i ka pasë, ia ka marrë”, tha ajo.

Nëna e viktimës theksoi se familja e tyre nuk kishte pasur probleme apo hasmëri me askënd. “S’ka pas hasmëri. Me kërkan djali s’u kanë keq”, u shpreh ajo.

Mes lotësh, Nexhmije Vari kërkoi drejtësi për djalin e saj dhe zbardhjen e plotë të motivit të vrasjes.

“Unë i lutem drejtësisë me çu në vend këtë rast. Unë po du me ditë pse ma mbyti. Ne si familje jemi të shkatërruar tërësisht”, përfundoi ajo.