75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 21 Maj 2026 / F.R

Incident i pazakontë në Britani të Madhe/ Radio shpall gabimisht vdekjen e mbretit, kërkon falje

Një radio që njoftoi aksidentalisht vdekjen e mbretit Charles ka kërkuar falje për “çdo shqetësim të shkaktuar”.

Radio Caroline në Essex tha se një “gabim kompjuterik” në studion e saj kryesore kishte çuar në njoftimin e gabuar, të bërë të martën pasdite.

Drejtori i radios, Peter Moore tha: “Për shkak të një gabimi kompjuterik në studion tonë kryesore, një procedurë për vdekjen e monarkut, të cilën të gjitha radiot e Mbretërisë së Bashkuar e mbajnë në gatishmëri, u aktivizua aksidentalisht të martën pasdite (19 maj), duke njoftuar gabimisht se shkëlqesia e tij kishte ndërruar jetë”.

“I kërkojmë ndjesë shkëlqesisë së tij mbretit dhe dëgjuesve tanë për çdo shqetësim të shkaktuar”, shtoi ai.

Incidenti ndodhi ndërsa mbreti dhe mbretëresha ishin në ditën e parë të udhëtimit të tyre në Irlandën e Veriut.

Si pjesë e udhëtimit treditor, Charles dhe Camilla udhëtuan për në Newcastle.