75 Mall Live Search
19:02 / E Diele, 24 Maj 2026 / G T

Fantastike! Sunderlandi i Xhakës në Europa League, e lë Chelsean jashtë garave të UEFA-s

Skuadra e Sunderlandit ka shënuar fitore të madhe në javën e fundit të Premier League, duke mposhtur 2:1 Chelsean.

Me këtë fitore, “Macet e Zeza” kanë siguruar garat e UEFA Europa League për sezonin e ri, shkruan Indeksonline

Kurse Blutë e Londrës mbetën jashtë zonës së garave të UEFA-s dhe e mbyllin sezonin në pozitën e 10-të.

Granit Xhaka dhe skuadra e tij, sezonin e ri do të bëjnë gara në Europa League, kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të UEFA-s./Indeksonline/