75 Mall Live Search
18:12 / E Hënë, 25 Maj 2026 / L A

Dështuan të kualifikohen në Champions, Milani shkarkon Igli Taren dhe Allegrin

Milani ka dështuar të kualifikohet në Champions League.

Humbja 1-2 ndaj Cagliarit, ishte goditëse për “Rossonerët” të cilët s’do të jenë as sezonin e ardhshëm aty.

Mirëpo ata do të luajnë në garat evropiane, më saktësisht në Europa League.

Pas këtij dështimi, u shkarkua Massimiliano Allegri pas vetëm një viti.

Përveç tij ata vendosën të largojnë ish-sulmuesin shqiptar, Igli Taren si drejtor sportiv të skuadrës, ku përveç tij edhe Giorgio Furlanin dhe Geofrey Moncadën.

Milani, këtë sezon e mbylli në vend të 5-të në Serie A./IndeksOnline/