Lladrovci dhe Jashari relaksohen në Londër, shikojnë derbin e madh anglez (Foto)
I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari si dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci njihen për miqësinë e tyre të afërt.
Madje këta të fundit përpos takimeve nëpër komuna, këtë herë kanë zgjedhur që të udhëtojnë bashkë jashtë vendit. Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline ata shihen mjaft të relaksuar përderisa po qëndrojnë në Londër.
Lladrovci dhe Jashari kanë qëndruar pikërisht në Londër për të përcjellur derbin e madh anglez, Arsenal-Manchester City./Indeksonline/