Përveç Iraolas, edhe Xavi mund të jetë kandidat për Milanin?
Skuadra e Milanit ka larguar Max Allegrin nga pozita e trajnerit.
Dhe tashmë ka filluar gjetjen e trajnerit të ri, shkruan Indeksonline
Në mesin e shumë emrave, është futur edhe legjenda e Barcelonës, Xavi.
Xavi është papunë dhe tashmë është një prej kandidatëve kryesor për stolin “kuqezi”.
Mbrëmë u raportua se Andoni Iraola është gjithashtu një kandidat potencial. Ky i fundit është larguar nga Bournemouthi./Indeksonline/

