Enver Hoxhaj nga tubimi me veteranët: Kosova u ngrit mbi sakrificën e UÇK-së
Kandidati i PDK-së për deputet, ish-ministri Enver Hoxhaj ka shpërndarë disa fotografi nga takimi i PDK-së që kanë mbajtur sot me veteranët e UÇK-së.
Hoxhaj ka thënë se në këtë takim është ndjerë forca dhe dinjiteti i atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, duke theksuar lidhjen historike të PDK-së me luftën çlirimtare.
“Me veteranët e UÇK-së, u ndje forca e atyre që e ngritën Kosovën mbi sakrificë, gjak dhe dinjitet. PDK ka qenë gjithmonë shtëpia politike e çlirimtarëve dhe e njerëzve që nuk u dorëzuan kurrë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.
Në këtë tubim u theksua rëndësia e ruajtjes së vlerave të luftës së UÇK-së dhe mbështetja për veteranët dhe familjet e dëshmorëve.

