75 Mall Live Search
13:01 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / Gj Sh

Tonali drejt largimit nga Newcastle United por jo nga Premierliga

Sandro Tonali pritet të largohet nga Newcastle United gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë mesfushori italian mund të vazhdoj karrierën nk Premierligën angleze, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, kampioni i Anglisë, Arsenal ka nisur bisedimet me skuadrën e Newcastle, për transferimin e Tonalit.

Mikel Arteta e sheh 26-vjeçarin si një objektiv prioritar për të forcuar mesfushën e tij, për sezonin e ardhshëm.

Por ”Gunners” do të përballen me një konkurebcë të fortë, pasi edhe Manchester United dëshiron transferimin e Sandro Tonalit./IndeksOnline/