Granit Xhaka i bashkohet grupit “helvetik”: I uritur dhe i fokusuar!
Granit Xhaka i është bashkuar gurpit të Kombëtares së Zvicrës.
Mesfushori shqiptar është i gatshëm për të udhëhequr fanellën “helvetike” drejt një suksesi në Kupën e Botës, shkruan Indeksonline
Sot, futbollisti i Sunderlandit është shfaqur në kampin e Zvicrës, ku kanë filluar përgatitjet për Kampionatin Botëror.
“Sezoni u kry. Tashmë i uritur dhe i fokusuar për turneun me Kombëtaren e Zvicrës”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale
Zvicra fillimisht do t’i luajë dy miqësore, ndaj Jordanisë dhe Australisë.
Kurse në grupin e Kupës së Botës është me Kanadanë, Katarin dhe Bosnjë e Hercegovinën./Indeksonline/

