75 Mall Live Search
13:49 / E Enjte, 28 Maj 2026 / G T

Djali i Ancelottit bëhet me punë të re, merr klubin gjigant të Ligue-s 1

Davide Ancelotti pritet të bëhet me punë të re gjatë këtyre ditëve.

Ancelotti ka arritur marrëveshje me skuadrën e famshme në Ligue-n 1, Lille, shkruan Indeksonline

Gazetari i famshëm, Santi Aouna raporton se djali i Carlo Ancelottit ka arritur tashmë marrëveshje me skuadrën franceze.

36-vjeçari ishte trajneri i Botafogos, por u largua pas 33 ndeshjeve.

Për momentin, Davide është asistent i babait të tij te Kombëtarja e Brazilit dhe pas Kupës së Botës, do të zyrtarizohet te skuadra nga Ligue 1./Indeksonline/