75 Mall Live Search
22:19 / E Shtunë, 30 Maj 2026 / L A

Flet për herë të parë Enrique pasi mbrojti titullin e Championsit me PSG-në

Paris Saint-Germain është “mbreti” i Evropës për të dytin vit radhazi.

Ata e mposhtën kampionin e Premierligës, Arsenalin pas gjuajtjeve të penalltive.

PSG-ja, bëhet skuadra e dytë pas Real Madridit që mbron titullin, që nga riemërimi në Champions League në vitet 90-ta.

Pas finales foli edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

“Edhe më i fortë se vjet, sepse para ndeshjes e dinim sa e vështirë do të ishte të luanim kundër Arsenalit. Për ne, si ekip dhe si qytet, është e pabesueshme të fitojmë dhe mendoj se e kemi merituar gjatë gjithë sezonit. Finalja ishte shumë e vështirë. Por tani është koha të festojmë me tifozët tanë”, ishin fjalët e Enriques./IndeksOnline/