75 Mall Live Search
08:14 / E Diele, 31 Maj 2026 / L A

Leao njofton Milanin se dëshiron të largohet këtë verë

Rafael Leao ka vendosur të largohet nga Milani.

Portugezi, mendon se erdhi koha që t’i jap ecurisë 7 vjeçare që mund të thuhet se ka qenë e mirë për të.

Për “Sporttv Portugal”, ai njoftoi se dëshiron një kapitull të ri jashtë “Rossonerëve” me klubet e mëdha që pritet t’i vihen pas.

“Jam krenar që kam bërë histori te AC Milan, por dua një kapitull të ri. Ndihem gati të luaj në një ligë tjetër. Bëra më të mirën time për Milanin, por është koha të provoj një sfidë tjetër”, tha ai.

Leao, ka bërë 291 paraqitje me Milanin dhe ka shënuar 80 gola dhe 65 asistime, ku fitoi “Scudetton” në vitin 2022 dhe Superkupën në vitin 2025./IndeksOnline/