75 Mall Live Search
21:19 / E Diele, 31 Maj 2026 / G T

Osimhen mohon zërat për largimin nga Galatasaray

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen ka reaguar publikisht për të sqaruar deklaratat e fundit të përzgjedhësit të Nigerisë, Eric Chelle, të cilat kishin nxitur spekulime mbi të ardhmen e tij te Galatasaray.

Përmes një deklarate, Osimhen theksoi se komentet e Chelle janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë ekzagjeruar nga mediat, duke mohuar kështu aludimet për një largim të mundshëm nga klubi turk, shkruan Indeksonline

“Fatkeqësisht, fjalët e tij u interpretuan jashtë kontekstit dhe u ekzagjeruan. Ai ka respekt të madh për Galatasarayn, ndjek shumicën e ndeshjeve tona dhe kurrë nuk ka pasur qëllim të krijojë polemika të dëmshme”, deklaroi Osimhen.

Sulmuesi shtoi se vlerëson marrëdhënien me trajnerin e kombëtares dhe se është i lumtur të vazhdojë bashkëpunimin me të.

“Jam i lumtur të vazhdoj të punoj me të. Ai është një trajner i shkëlqyer që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe u kërkoj të gjithëve të mos u kushtojnë vëmendje spekulimeve që po qarkullojnë rreth kësaj çështjeje”, shtoi ai.

Deklarata e Osimhen vjen në një kohë kur e ardhmja e tij ka qenë objekt i shumë raportimeve në mediat evropiane, por reagimi i fundit duket se synon të shuajë zërat për një largim të afërt nga Galatasaray./Indeksonline/