75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / AR

Ekskluzive/ Stresi flet për përfshirjen në politikë: Dua të jem zëri i të rinjve

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka folur për herë të parë rreth angazhimit të tij në politikë, duke treguar arsyet që e shtynë të përfshihet në këtë fushë dhe prioritetet që synon të ndjekë në të ardhmen.

Në një prononcim për Indeksonline, ai tha se vendimi për t’u angazhuar politikisht erdhi nga bindja se ndryshimi nuk mund të arrihet vetëm përmes kritikave, por përmes pjesëmarrjes aktive dhe marrjes së përgjegjësive.

Vendosa të angazhohem në politikë sepse besoj se ndryshimi nuk vjen vetëm nga kritika, por nga pjesëmarrja aktive dhe marrja e përgjegjësive. Si i ri, kam bindjen se brezi ynë duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe të kontribuojë me ide të reja, energji dhe vizion për të ardhmen. Politika është mjeti për të shërbyer ndaj qytetarëve dhe për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e komunitetit dhe të vendit”, u shpreh ai.

Sipas Stresit, fokusi i tij do të jetë te të rinjtë dhe zhvillimi ekonomik lokal, me synimin për të krijuar më shumë mundësi që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Do të punoj për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri”, tha ai.

I pyetur se çfarë u premton fansave dhe mbështetësve të tij, reperi theksoi se nuk dëshiron të bëjë premtime të parealizueshme, por garantoi përkushtim dhe komunikim të vazhdueshëm.

Premtoj përkushtim dhe komunikim të vazhdueshëm me të rinjtë. Nuk premtoj mrekulli apo gjëra të pamundura, por premtoj se do të jem një zë i tyre në çdo forum ku do të kem mundësi të përfaqësoj interesat e tyre”, deklaroi ai.

Sa i përket mundësisë për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme, Stresi u shpreh se është ende herët për të folur për këtë çështje, megjithatë nuk e përjashton një mundësi të tillë në të ardhmen./Indeksonline/