Zyrtare: Iniesta e provon vetën si trajner, nënshkruan me skuadrën nga Dubai
Legjenda e Barcelonës dhe e futbollit spanjoll, Andres Iniesta, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e tij.
Klubi Gulf United FC ka konfirmuar emërimin e Iniestës si trajner të ekipit, duke i besuar ish-mesfushorit drejtimin e skuadrës për sezonet e ardhshme, shkruan Indeksonline
Ky është angazhimi i parë i Iniestës si trajner në futbollin profesionist, pas një karriere të jashtëzakonshme si lojtar. Fitues i Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010 dhe një nga figurat më ikonike në historinë e Barcelonës, ai tani do të provojë veten në pankinë.

Iniesta konsiderohet një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndërsa emërimi i tij te Gulf United FC shënon fillimin e aventurës së tij si trajner, një hap që është pritur me interes të madh nga bota e futbollit./Indeksonline/

