75 Mall Live Search
19:05 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / B XH

“E bukura Gjakovë” vjen nga artisti i fotografisë Alban Krasniqi

“E bukura Gjakovë” vjen para publikut si një ekspozitë personale fotografike nga autori Alban Krasniqi, një rrëfim artistik i cili përmes objektivit sjell shpirtin, traditën dhe bukuritë e qytetit të Gjakovës.

Ekspozita do të prezantojë rreth 40 fotografi artistike, të cilat pasqyrojnë kulturën, trashëgiminë, jetën qytetare, artin, traditat dhe identitetin unik të Gjakovës, duke sjellë emocione dhe kujtime për çdo vizitor.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të agjendës për festimin e 14 Qershorit – “Ditës së Çlirimit”, dhe realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe me mbështetjen e sponsorëve.

Ekspozita do të hapet më 11 Qershor 2026, në ora 18:00, në Galerinë e Arteve, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. ‎