75 Mall Live Search
09:58 / E Martë, 02 Qershor 2026 / G T

Fenerbahce “heq” dorë nga Muriqi? Shfaq interesim për Robert Lewandowskin

Skuadra e Fenerbahces ka filluar interesimin e madh për sulmuesin polak, Robert Lewandowski.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se skuadra turke e ka si opsion kryesor që të sjellë yllin polak në Stamboll, shkruan Indeksonline

Kujtojmë se Lewandowski u largua nga Barcelona në fund të sezonit dhe tashmë është “lojtar i lirë”.

Fenerbahce përveç Lewa-s ka shprehur interesim edhe për Vedat Muriqin, por në rast se polaku zbarkon në Stamboll, atëherë sulmuesi kosovar largohet nga lista e kërkesave.//Indeksonline//