Trump emëron drejtorin në detyrë të Inteligjencës Kombëtare
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi emërimin e zyrtarit të strehimit, Bill Pulte, për të shërbyer si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare.
Pulte do të jetë zëvendës i Tulsi Gabbard, e cila do të largohet nga mandati në fund të muajit, transmeton IndeksOnline.
Pulte, drejtori i Agjencisë Federale të Financimit të Strehimit, ka qenë një nga anëtarët më të diskutueshëm të administratës, shkruan CBS News.
Ai ka dërguar kallëzime penale në Departamentin e Drejtësisë, duke pretenduar mashtrim me kreditë hipotekare nga një numër armiqsh politikë të Trumpit.
Përveç drejtimit të zyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Pulte do të mbetet drejtor i FHFA-së dhe kryetar i Fannie Mae dhe Freddie Mac, tha presidenti në postimin e tij në Truth Social.

