Napoli blen kartonin e plotë të Hojlund-it, ja sa para i kushtoi
Napoli ka njoftuar blerjen e përhershme të sulmuesit Rasmus Hojlund, nga Manchester Unitedi.
Danezi ka bindur me paraqitjet e tij sezonin që lamë pas, ku ishte i huazuar te skuadra italiane, derisa shënoi 16 gola në të gjitha garat.
Blerja e Hojlund-it i ka kushtuar Napolit në total 50 milionë euro, pasi 6 milionë pagoi për huazimin e tij dhe 44 milionë të tjera pasi pranoi blerjen përfundimtare nga Manchester Unitedi./IndeksOnline/

