75 Mall Live Search
13:03 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / P M

Gazifikimi i qymyrit për siguri energjetike, zotim i kryeministrit Kurti

Në mandatin e ri qeverisës do të planifikohet gazifikimi i qymyrit për prodhimin e energjisë, si pjesë e zhvillimit të teknologjive moderne energjetike dhe rritjes së sigurisë energjetike të Kosovës.


Kosova posedon rezerva të mëdha të linjitit dhe gazifikimi paraqet një mundësi për shfrytëzim më efikas të këtij resursi strategjik. Përmes kësaj teknologjie, qymyri shndërrohet në gaz sintetik për prodhim të energjisë dhe përdorim industrial, me efikasitet më të lartë dhe nivel më të ulët të
emetimeve krahasuar me djegien tradicionale.


Ky projekt synon uljen e varësisë nga importi i energjisë, rritjen e stabilitetit energjetik dhe zhvillimin industrial të vendit.


Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka përfshirë gazifikimin e qymyrit në zotimet e saj programore, si pjesë e vizionit për një sektor energjetik modern dhe të qëndrueshëm.