Konflikti në trafik eskalon në dhunë, një person bëhet për spital
Një person ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik që ndodhi të premten në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë të Veriut.
Policia njofton se si pasojë e sulmit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Jugut.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse”, thotë policia në raportin 24-orësh.

