75 Mall Live Search
09:51 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / Gj Sh

Chiesa paralajmëron Liverpulin: Dua të luaj rregullisht, ose..!

Federico Chiesa ka paralajmëruar Liverpulin për një largim të mundshëm gjatë verës.

Sulmuesi italian i’a ka bërë të qartë skuadrës angleze dhe trajnerit të ri, Andoni Iraloa e dëshiron më shumë minuta, shkruan IndeksOnline.

“Dua të luaj rregullisht, nëse nuk gjej vazhdimësi në Premier League, duhet të kërkoj tjetër. Vitin e parë te Liverpooli praktikisht nuk luajta. Do të shkoj në turneun parasezonal në SHBA, pastaj do të flas me klubin dhe trajnerin e ri Iraola dhe do ta shohim.”, ka deklaruar Chiesa.

28-vjeçari kishte minuta të vogla në sezonin e fundit, duke shënuar dy gola me fanellën e Liverpulit./IndeksOnline/