75 Mall Live Search
06:55 / E Diele, 07 Qershor 2026 / MSH1

Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, disa persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë, pak pas mesnate, në aksin Mitrovicë-Vushtrri.

Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi veturën, një shofer është rrotulluar me automjetin që drejtonte, raporton IndeksOnline.

Në pamjet e siguruara vihen re disa qytetarë që po iu dalin në ndihmë pasagjerëve të shtrirë në tokë.

Rastit i janë përgjigjur njësitet policore dhe ato të emergjencës, që trajtuan pasagjerët e lënduar.

Më poshtë pamje: