75 Mall Live Search
19:06 / E Diele, 07 Qershor 2026 / b l

Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qershorit, VV prin me 48.7%

Në edicionin special kushtuar zgjedhjeve parlamentare në Kanal 10, pak pas mbylljes së vendvotimeve, Bleron Baraliu prezantoi  projeksionin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas këtij projeksioni, Vetvendosje prin me 48.7% , pasur nga PDK me 20.0%, LDK me 17.4% dhe AAK me 6.2%.

Ai theksoi se bëhej fjalë për projeksione të ndërtuara mbi pritshmëritë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Rezultati që do ta japim në ora 7 nuk janë exit poll-a e as analiza të daljes sot. Janë projeksione mbi pritshmëritë e daljes. Në kushte normale, dalja e ulët e favorizon pushtetin, sepse kur ka dalje të ulët nuk ka aktivizim për të ndryshuar qeveri. Mirëpo në rastin tonë, mendoj që entuziazmi i madh i dëgjuar nënkupton që votuesit e parë që mund të mos dalin janë ata që kanë qenë më së shumti entuziastë”, tha ai.