75 Mall Live Search
10:05 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / G T

Lajm i mirë nga Danimarka, Eriksen është në gjendje stabile

Dje gjatë ndeshjes miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës, ndodhi një incident që shqetësoi të gjithë tifozët.

Christian Eriksen u shtri në fushë pa ndjenja dhe kishte sërish probleme me zemër, shkruan Indeksonline

Futbollisti u dërgua shpejt në spitalin më të afërt dhe tashmë gjendja e tij është stabile.

Kështu e konfirmon edhe doktori i ekipit kombëtar danez, Morten Boesen.

“Fola këtë mëngjes me Christianin, ai është shumë mirë. Tani është me familjen e tij. Së shpejti do të largohet nga spitali dhe të rikthehet në shtëpi”, shkruhet në njoftimin e doktorit

Kujtojmë se Eriksen kishte edhe më herët probleme me zemër, duke kujtuar vitin 2021 në Euro 2020./Indeksonline/