75 Mall Live Search
13:25 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / G T

Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën në SHBA, reagon Federata “helvetike”

Një gjest i kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, dhe mbrojtësit Ricardo Rodriguez gjatë qëndrimit të kombëtares në Shtetet e Bashkuara ka rikthyer në qendër të vëmendjes diskutimet rreth simbolit të shqiponjës dykrenare.

Futbollistët e përfaqësueses zvicerane ndoqën një ndeshje të bejsbollit mes ekipit vendës San Diego Padres dhe New York Mets në stadiumin “Petco Park” në San Diego. Gjatë prezantimit të tyre në ekranet gjigante të stadiumit, Xhaka dhe Rodriguez u panë duke formuar me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa pjesa tjetër e ekipit pozoi për publikun e pranishëm, shkruan Indeksonline

Gjesti ka ngjallur reagime në Zvicër për shkak të ngarkesës simbolike që ai mbart, veçanërisht pas ngjarjeve të Kupës së Botës 2018. Atëherë, Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner festuan me shqiponjën dykrenare pas golave ndaj Serbisë, duke u gjobitur më pas nga FIFA për sjellje të konsideruar provokuese.

Shoqata Zvicerane e Futbollit ka minimizuar rëndësinë e episodit të fundit, duke sqaruar se gjesti nuk ndodhi gjatë një aktiviteti zyrtar sportiv dhe as në fushën e lojës. Sipas federatës, pas një miqësoreje të zhvilluar në San Diego, shumë tifozë me origjinë shqiptare kishin mbështetur ekipin kombëtar dhe veçanërisht Xhakën, i cili më vonë gjeti rastin t’i përshëndeste ata./Indeksonline/