75 Mall Live Search
14:48 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / G T

Zyrtare: Van Persie largohet nga Feyenoordi

Klubi holandez Feyenoord ka konfirmuar ndarjen e rrugëve me trajnerin Robin van Persie.

Përmes një njoftimi zyrtar, Feyenoord bëri të ditur se do ta nisë sezonin 2026/27 me një trajner të ri në krye të skuadrës, duke i dhënë fund bashkëpunimit me ish-sulmuesin legjendar të Holandës, shkruan Indeksonline

“Feyenoord do të nisë sezonin 2026/27 me një trajner të ri. Klubi dëshiron ta falënderojë Robin van Persie për gjithçka që ka dhënë gjatë kohës së tij si trajner i ekipit”, thuhet në deklaratën e klubit.

Van Persie, i cili është një nga figurat më të njohura në historinë e futbollit holandez, kishte marrë drejtimin e skuadrës me synimin për të vazhduar projektin sportiv të klubit. Megjithatë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin para fillimit të sezonit të ri.

Feyenoord nuk ka bërë ende të ditur emrin e pasuesit të Van Persiet, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja lidhur me stafin teknik për edicionin e ardhshëm./Indeksonline/