75 Mall Live Search
17:02 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / F.R

ROADPOL 2026: Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 motoçikleta brenda një jave

Policia e Kosovës ka përfunduar me sukses aktivitetin operativ “Kontrolli i mjeteve me 2 rrota”, i realizuar në kuadër të planit evropian ROADPOL 2026, gjatë periudhës 1–7 qershor.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj fushate është rritur prezenca policore dhe janë intensifikuar kontrollet në të gjitha rrugët e vendit me synim rritjen e sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe identifikimin e shkeljeve nga drejtuesit e mjeteve me dy rrota.

Gjatë zbatimit të planit operacional, njësitë e trafikut kanë realizuar gjithsej 734 pika kontrolli, ku janë kontrolluar 659 mjete me dy rrota. Si rezultat i parregullsive të konstatuara, policia ka shqiptuar 261 gjoba, ndërsa ka konfiskuar 41 mjete me dy rrota.

Autoritetet policore kanë theksuar se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në periudhat në vijim, me fokus respektimin e rregullave të trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të motoçikletave, skuterëve dhe mjeteve të tjera me dy rrota që të respektojnë dispozitat ligjore, të përdorin pajisjet mbrojtëse dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve në rrugë./IndeksOnline/