Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzekutonte edhe një person tjetër në vendngjarje
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas të shtënave me armë humbi jetën një 27-vjeçar.
Në vendin e ngjarjes në Paskuqan janë gjetur 10 gëzhoja, ndërsa dyshohet se i dyshuari ka tentuar të vrasë edhe një person tjetër, por ai i ka shpëtuar të shtënave.
I dyshuari është konsideruar i rrezikshëm nga policia edhe për faktin se ka armën me vete, ndërsa mësohet se plumbat e kanë kapur në kokë 27-vjeçarin.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e tij./TCh

