75 Mall Live Search
19:40 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / L A

Ishte ftuar të gjykojë në Botëror, gjyqtarit afrikan i mohohet hyrja në SHBA

Botërori i këtij viti ka dalur të jetë një me probleme të mëdha burokratike.

Kjo për shkak të moslejimit të hyrjes në SHBA për shumë pjesëtarë stafi, lojtarë, tifozë e shumë të tjera.

E njëjta gjë ndodhi edhe për gjyqtarin afrikan, Omar Artan i cili ndonëse ka pasur vizën amerikane, nuk i është lejuar hyrja në SHBA dhe është kthyer mbrapshtë për në Turqi.

Artan, ishte një gjyqtarët e caktuar të CAF nga FIFA për të gjykuar në këtë kampionat, ku madje ishte shpallur dhe gjyqtari më i mirë në Afrikë për vitin 2025./IndeksOnline/