Numërohen mbi 6% e votave për deputetë, kjo është top 10-shja e Vetëvendosjes
Ka nisur përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 6.12 për qind e votave, shkruan IndeksOnline.
Sipas të dhënave të publikuara, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje prin kryetari i partisë, Albin Kurti, me 10,583 vota.
Pas tij renditet Glauk Konjufca me 8,064 vota, ndërsa i treti është Hekuran Murati me 4,429 vota.
Top 10 kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes deri në këtë fazë të numërimit janë:
- Albin Kurti – 10,583 vota
- Glauk Konjufca – 8,064 vota
- Hekuran Murati – 4,429 vota
- Albulena Haxhiu – 4,324 vota
- Donika Gërvalla – 3,595 vota
- Xhelal Sveçla – 2,806 vota
- Avni Dehari – 2,760 vota
- Ejup Maqedonci – 2,201 vota
- Mimoza Kusari-Lila – 2,084 vota
- Hajrulla Çeku – 2,037 vota
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon dhe rezultatet pritet të ndryshojnë me përfshirjen e më shumë vendvotimeve në sistemin e KQZ-së./IndeksOnline/

