75 Mall Live Search
23:45 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / B XH

Numërohen 15% të votave, ky është kandidati që po i befason të gjithë në Vetëvendosje

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Tani kur janë numëruar mbi 15% të votave, kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli po befason me votat që ka marrë, raporton IndeksOnline.

Edhe pse i pozicionuar goxha lartë në listën e VV-së me numër 68, Kërçeli deri tani ka arritur të marrë plotë 5,437 Vota, duke u renditur në mesin e deputetëve me të votuar deri tani të Vetëvendosja.

Kërçeli është i 11-ti për nga numri i votave. /IndeksOnline/