75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Gj Sh

Real Madridi zyrtarizon…!

Real Madridi ka vazhduar bashkëpunimin me partnerin e veshjeve sportive ”Adidas”.

Ata kanë njoftuar zgjatjen e partneritetit të tyre edhe për tetë vjetët e ardhshëm, e vlefshme deri në vitin 2034, shkruan IndeksOnline.

Bashkëpunimi mes Real Madridit dhe ”Adidas”-it ka një periudhë prej 35- vjetësh, i zyrtarizuar për herë të parë në vitin 1980.

“Kjo marrëveshje që po nënshkruajmë sot është më e rëndësishmja në historinë e futbollit. Aleanca strategjike midis Real Madridit dhe “Adidas”-it na ka ndihmuar të përjetojmë një nga periudhat më të mrekullueshme në historinë tonë gjatë këtyre tre dekadave. Dhe gjithashtu ka shërbyer për të vazhduar të kultivojmë këtë ndjenjë universale që është Madridizmi”, tha presidenti Florentin Perez pas kësaj marrëveshjeje.

Real Madridi pritet të përfitojë më shumë se 150 milionë euro në vit nga ky bashkëpunim./IndeksOnline/