75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Gj Sh

Barcelona nuk do ta ushtrojë opsionin e blerjes së Rashfordit

Barcelona ka marrë vendim për të mos ushtruar opsionin e blerjes së Marcus Rashfordit.

Sulmuesi anglez do të rikthehet te Manchester Unitedi, e pastaj do të vendoset e ardhmja e tij, shkruan IndeksOnline.

Transferimi i Anthony Gordonit ndikoi që 28-vjeçari të përfundojë aventurën te skuadra katalanase.

Barcelona nuk do të paguajë tarifën prej 30-milionë eurosh, pasi ai ishte i huazuar në sezonin e kaluar.

Rashford shënoi 14 gola dhe bëri 11 asistime me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat zyrtare./IndeksOnline/