75 Mall Live Search
18:28 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / G T

Matoshi, Krasniqi dhe Rashica bëjnë parashikimet e tyre për Kupën e Botës

Tre lojtarë të njohur të futbollit, kanë bërë parashikimet e tyre për Kupën e Botës që nis nga nesër në mbrëmje.

Bëhet fjalë për Valmir Matoshin, Ermal Krasniqin dhe Ermir Rashica, shkruan Indeksonline

Sipas Valmir Matoshit, Kombëtarja e Portugalisë do të jetë fituese në fund.

Ai parashikon se finalisti do të jetë Argjentina e Lionel Messit.

Ermal Krasniqi, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, mendon se Franca do të jetë fituese e eventit më të madh të futbollit.

Edhe sulmuesi i Sparta Pragës, mendon se finalist do të jetë Argjentina.

Ermir Rashica, e ndan të njëjtin mendim sikur të Krasniqit.

Franca është kampione sipas tij, me finalist Portugalinë.

Parashikimet janë bërë për LIG Sport dhe Indeksonline.