75 Mall Live Search
18:49 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / G T

Zyrtare: Llapi prezanton transferimin e parë

Llapi ka prezantuar zyrtarisht përforcimin më të ri të skuadrës, Zani Nazifin, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin nga Podujeva deri në verën e vitit 2029.

Sulmuesi i krahut të majtë, vetëm 21 vjeç, i bashkohet Llapit pas një sezoni mbresëlënës me Shkëndijën e Haraçinës. Në gjysmësezonin e fundit, Nazifi realizoi 12 gola dhe kontribuoi me katër asistime, duke luajtur rol të rëndësishëm në ngjitjen e skuadrës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, shkruan Indeksonline

Gjatë karrierës së tij, futbollisti ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura në futbollin maqedonas, përfshirë Shkëndijën e Tetovës, FC Shkupin dhe Besën e Dobërdollit, ku ka fituar përvojë të rëndësishme në garat elitare./Indeksonline/