75 Mall Live Search
19:12 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / G T

Me një mesazh të fuqishëm, Irani “shkel” në SHBA për Kupën e Botës

Kombëtarja e Iranit ka tërhequr vëmendje me mbërritjen e saj në Kupën e Botës 2026, pasi lojtarët dhe anëtarët e delegacionit u panë duke mbajtur në xhaketat e tyre stema të arta me mbishkrimin “#168”.

Sipas mediave ndërkombëtare, simboli është vendosur në kujtim të 168 viktimave të një sulmi me raketa ndaj një shkolle fillore në Minab të Iranit më 28 shkurt 2026. Autoritetet iraniane kanë deklaruar se shumica e viktimave ishin vajza të moshës shkollore, shkruan Indeksonline

Image

Lojtarët iranianë mbërritën në Meksikë për fazën përgatitore të Botërorit duke mbajtur këto stema përkujtimore, një gjest që ka ngjallur diskutime edhe për shkak të rregullave të FIFA-s mbi mesazhet politike dhe personale në aktivitetet zyrtare. Deri më tani, FIFA nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë veprim.

Irani do të garojë në Grupin G të Kupës së Botës 2026, së bashku me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin, me synimin për të siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt./Indeksonline/

Image