Adri Mehmeti afër të vishet “kuqezi”, e konfirmon Ervin Bulku
I ftuar në emisionin “Në Shtëpinë e Futbollit”, ndihmësi i Rolando Maran te Kombëtarja shqiptare, Ervin Bulku ka cekur disa tema të ndryshme. Ai është ndalur edhe te situata e futbollistëve shqiptarë që mund të vishen kuqezi.
Një ndër to është edhe Adri Mehmeti. Në lidhje me talentin që aktivizohet në SHBA, Bulku ka theksuar se babai i futbollistit ka kërkuar edhe pak kohë, duke i lënë kështu derën hapur një kalimi te Shqipëria.
“Është edhe Adri Mehmeti që aktivizohet në kampionatin amerikan. Është një lojtar që është aktivizuar me moshat tona. E njëjta gjë vlen edhe pas bisedës me babain e tij. Është në një moment që po aktivizohet rregullisht te skuadra e tij.
Na ka kërkuar pak kohë. Të shikojë për të ardhmen e tij se çfarë do të ndodhë. Duke parë se është një lojtar në moshë shumë të re, 2009, dhe po aktivizohet titullar me skuadrën e tij. Shpresojmë gjithmonë që të pranojë dhe të jetë pjesë e ekipit tonë kombëtar”, tha Bulku.

